Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Poliçan, ku anëtari i LSI-së në këtë qytet u dhunua nga disa persona.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ meta theksoi se kishte folur me mikun e tij të vjetër, Luan Tare, ndërsa theksoi se ishte sulmuar nga banda që dhunon popullin e Poliçanit.

Mes të tjerash kreu i shtetit theksoi se “I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.”.

REAGIMI I METËS
Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.
Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.
I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.
I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.
Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave! ??
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: