IRAN

Lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei i ka dalë në mbrojtje Gardës Revolucionare sa i përket sulmit ndaj avionit ukrainas më 8 janar.

176 persona vdiqën në avionit Boeing i cili ishte nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit në Ukrainë.

Por Ali Khamenei shokon duke thënë se ‘Garda Revolucionare mbrojti ‘sigurinë’ e Iranit’.

Në fillim Irani e fshehu sulmin ndaj avionit ukrainas duke thënë se nuk ishte qëlluar. Me presionin ndërkombëtar të SHBA-së, Kanadasë dhe Ukrainës, Garda Revolucionare pranoi se ishte qëlluar gabimisht pasi nuk ishte menduar se një avion me civilë.

Prej 1 janarit, tensionet në Lindjen e Mesme janë ndezur me vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Më pas Irani u përgjigj duke sulmuar dy baza ushtarake të SHBA në Irak kurse, sulmi ndaj avionit ka ndodhur fill një ditë pas përgjigjes së Iranit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb