Në një status në Facebook, Gazment Bardhi ka reaguar për incidentin e ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku një person goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha.

Në reagimin e tij Bardhi ka dënuar sulmin ndaj Berishës, duke u shprehur se është një akt burracak i kryeministrit Edi Rama. Po ashtu thekson se autorët e vërtetë të këtij veprimi duhet të vendosen përpara drejtësisë.

Reagimi:

Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: