Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka bërë një deklaratë të fortë ku paralajmëron se kryeministri Edi Rama me këtë qeveri të mbështetur nga bandat kriminale mund të shkojë deri te vrasjet politike.

I ftuar në rubikën “Opinion” në News24 Biberaj, duke u ndalur te sulmi ndaj Berishës në protestë tha se ngjarja e paprecedentë dhe e rëndë ishte e orkestruar. Mes të tjerash ai pohoi se ka ardhur koha që qeveria e Ramës të rrëzohet me çdo mjet dhe kusht nga pushteti para zgjedhjeve.

Si e komentoni sulmin ndaj Berishës në protestë?
Ishte incident i turpshëm që nuk i shkon Shqipërisë së 2022-shit. Përpos acarimit në politikë, gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Nuk është problemi se Rama e ka urdhër, por e ka nxitur. Nëse nuk reagojmë, situata do të dalë jashtë kontrollit. Ajo situatë që u krijuar do të kthehet në bumerang. Shkaktari është Edi Rama, që ka 10 vite në qeverisje. Nuk mund t’i justifikojë askush. Është luftë ndaj opozitës, ndaj medias, ndaj bizneseve të ndershme, për t’i shërbyer një grupi oligarkësh që nuk janë më shumë se 10 persona. Janë një sërë ngjarjesh shkak-pasojë.

Ishit në protestë?
Jo skam qenë. E kam ndjekur përmes lajmeve. më vjen keq për atë që ndodhi. Është goditur Sali Berisha, jemi goditur ne të gjithë si opozitarë. Ai është sulm i programuar, pak rëndësi ka që Rama është apo ideatori, por e ka frymëzuar këtë klimë dhune. Ju e keni provuar këtë, e keni provuar në shpinën tuaj. Të dhunon dogana, apo Tatimet. Është sulm i organizuar, e synim të caktuar për të bërë që të dështonte protesta e asaj dite, e cila la në hije samitin që ishte një ngjarje për Ballkanin, për të intimiduar opozitën apo qytetarët. Ishte gjakftohtësia e Berishës që qetësoi situatën, pasi mund të agravohej situata.

Ju e njihni zotin Berisha, keni punuar me të…
Ne kemi kaluar shumë ngjarje të vështira në 97-ën. Por në 91-shin jemi survejuar nga të gjitha anët. Në atë kohë survejimi bëhej nën regjim ruajtje, ku kishte njerëz më profesionist. Këtu shërbimet sekrete janë këmbëkryq. Në çdo miting që kemi pasur, doktor Berisha e ka ruajtur gjakftohtësinë, nuk i është përgjigjur kurrë palës. Në një tribunë kërciste kallashi, por Berisha nuk e humbiste qetësinë. Rama po synon ta blejë opozitën, apo ta përçajë, siç bën një grup mafioz. Unë mbetem për një revolucion. Ka ardhur momenti që ta përmbysim dhe t’i vëmë gishtin kokës. Duhet shkuar me një qeverisje tjetër. Me çdo mjet, me çdo çmim, ky do larguar nga pushteti. Kjo që ndodhi, do ketë agravim situate. Ky mund të vazhdojë me vrasje politike. Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ka grupe kriminale të kontrolluar nga qeveria. Jemi në fije të perit për qëndrueshmëri stabiliteti.

Si e shihni tani Berishën?

Nuk do dëshiroja që në raste të tilla të përcaktoja se kush humbet dhe kush fiton. Berisha nuk dorëzohet asnjëherë, kemi punuar bashkë dhe në kushte të vështira. Po shoh se Berisha po qartësohet se Rama duhet përmbysur para zgjedhjeve. Mua më intereson që ky grup kriminal që drejton qeverinë është bërë jashtë kontrollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: