PARIS– Njëri nga vëllezërit të cilët realizuan sulmin terrorist ndaj gazetës satirike ‘Charlie Hebdo’ në Paris është varrosur fshehurazi në një varr të pashënuar.

Said Kouachi është varrosur në mënyrë sekrete në lindje të qytetit Reims, ku ka jetuar para sulmit.

Kryetari i Reims tha se ai e kishte kundërshtuar varrimin, me frikën se një varr i tij mund të shndërrohej në një vend të shenjtë, por se në fund e kishte detyruar ligji të pranonte një vendim të tillë.
Ndërkohë Cherif Kouachi pritet të varroset në Gennevilliers, jashtë Parisit.

Si pasojë e sulmeve në Paris vdiqën 17 persona, 12 nga të cilët në zyrat e ‘Charlie Hebdo’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb