Gazetari i News24, Osman Stafa i ftuar në rubrikën “Opinion” foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku dhe ishte për raportim.

Stafa u ndal te sulmi ndaj grupit të xhirimit të News24, ku tha se u rrezikua jeta e gazetarëve dhe shoferit. Sakaq tha se policia dhe KFOR ishin të pafuqishëm në veri të Kosovës.

Më tej tha se pala serbe dhe qeveria kosovare nuk tërhiqen, teksa shtoi se Kosova mori goditjen e parë ditën e djeshme, referuar anulimit të stërvitjes ushtarake të trupave të Defender 23.

“Na u rrezikua jeta. Pamë që Policia dhe KFOR ishin të pafuqishëm në veri të Kosovës. Unë pashë aty që pala serbe nuk do të tërhiqet dhe janë të vendosur për të larguar drejtuesit.

Nga një anë kemi palën serbe që thotë që duhet hequr flamuri dhe nga ana tjetër kemi qeverinë Kurti që thotë se Kushtetuta do zbatohet në çdo zonë. Nëse Kurti tërhiqet do quhet një humbje për të. Momentin që u bënë zgjedhjet dhe ndërkombëtaret u shprehën se do i njihnin, duhet theksuar se qeveria Kurti, duke marrë përballë ambasadorët duket se është i vendosur.
Dje është marrë goditja e parë e Kosovës, për anulimin e stërvitjes së trupave Defender.
KFOR është garanti i vetëm që situata të mos përshkallëzohet. Situata është komplekse dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Stafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: