Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën arrest me burg 30 ditor për gjykatë Mariglen Topuzi, një prej të arrestuarve për ngjarjen e “Volorekës”, hotelit të sulmuar dy herë me armë pas një konflikti të autorëve me djalin e pronarit.

Avokati mbrojtës Nevzat Tarelli, kërkoi ekspertimin e pamjeve filmike që disponon mbrojtja. Sipas tij klienti i tij është i pafajshëm dhe duhet liruar menjëherë.

Sipas tij,ekzistojnë prova dhe pamje filmike që në orët kur ka ndodhur ngjarja Topuzi ka qenë diku tjetër..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb