Pas akuzave të ish-kryeministri Sali Berisha se pas sulmit me tritol ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës qëndron kryeministri Rama, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ky i fundit nga foltorja e Kuvendit tha se foltorja në këtë sallë u bë pis nga Berisha. Mes të tjerash ai ftoi Berishën që nëse ka prova t’i dorëzojë ato në prokurori se ndryshe mund të akuzohet për ‘moskallëzim krimi’.

“Para pak minutash foltorja u bë pis, siç ka ndodhur që prej vitit 1997, kur Berisha është rikthyer në këtë sallë. E ka bërë pis, vazhdon ta bëjë dhe më shumë prej 19 majit 2021 kur SHBA e shpalli non-grata. Më lejoni që të jap një konstatim, se sa herë që ndodh një ngjarje, i pari që del të bëjë denoncuesin, prokurorin, policin, është Berisha. E ka bërë këtë në të gjitha rastet. Edhe në 12 shtator 98-ës, që sapo kishte ndodhur një ngjarje e rëndë, doli dhe ngriti akuzën. Asokohe akuzonte kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nanon dhe faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër, Ky personi që bën akuzuesi ishte një ndër personat e lidhur që e qiti mikun e tij, bashkëpunëtorin e tij në pritë. Përgëzoj ministrin e Brendshëm që nuk u përfshi në një përgjigje. se përgjigjen duhet ta japin institucionit. Ka ndodhur një ngjarje në Vaun e Dejës, ajo duhet hetuar, por nuk e bën politika policin dhe prokurorin. E sfidoj Berishën, ka një nen në kodin penal që moskallëzimin e krimit dënohet. Zotëria tha se ka emra, të shkojë t’i çojë në prokurori, Por nëse s’i kallëzon dënohet. Nëse s’keni prova, prini dhe mbyllni gojën se mund të ketë gjëra që si dihet.”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: