Prej mëse një viti, drejtësia por edhe krimi kanë vënë në ofensivë një sërë zyrtarësh në qytetin e Sarandës.

Gjashtë muajt e fundit, Prokuroria e rrethit por edhe SPAK kanë lëshuar 20 urdhër arreste ndaj 14 zyrtarëve të ASHK, Bashkisë dhe noterisë, 3 biznesmenëve dhe 3 qytetarëve të përfshirë në çështjet e tjetërsimit dhe shkeljeve të ndryshme lidhur me pronat në Sarandë.

Nga të gjithë këta, 4 ndodhen në “Arrest në burg”, 9 në “Arrest shtëpie” dhe 7 në kërkim për 4 dosje të ndryshme, të cilat janë ose nën hetim ose prag fillimi të çështjes në gjykim. Megjithatë krahas problemeve me ligjin një valë ofensive ndaj tyre është edhe ajo e krimit.

Një ish-zyrtar i IMT, një ish-Drejtor Aluizni, një noter dhe një ish-zyrtar i ASHK janë përballur në 18 muajt e fundit me sulme me zjarr, eksploziv dhe mjete të forta ndaj pronave të tyre.

Kështu hoteli i Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI është sulmuar dy herë me eksploziv, më 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022.

Automjeti i Martin Arapi, aktualisht person në kërkim, ish-inspektor i IMT në Bashkinë e Sarandës është djegur me zjarr në 7 maj 2021.

Në 6 qershor 2022 është djegur me zjarr zyra noteriale e Aleko Anagnostit, aktualisht në burg.

Ndërkohë që rasti më i fundit është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 3 gusht 2022, kur është shkatërruar me sende të forta dhe lyer me sprajt automjeti i ish-juristit të ASHK Sarandë, Laert Pasha, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: