Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur sot të pafajshëm Suel Çelën, i cili u akuza se ishte pjesë e sulmit ndaj policisë në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Krimet e Rënda kanë dënuar me 6 vite burg Enea Bekteshin si dhe 5 vite burg Klement Xhaferrin.

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në fjalë. Prova e gjetur në automjetin Audi, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Çela. Ndërkohë, Lala tha se të gjitha provat ndërkohë tregojnë se Enea Bekteshi ka qenë në makinën ‘Audi’ i vetëm dhe ka gjuajtur në drejtim të efektivëve, por pa ndihmën e askujt, gjë që përjashton akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.

Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video atë kohë shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturave të policisë së Shtetit dhe lëvizje dhe tërhoqi vëmendjen duke u bërë lajmi kryesor në mediat shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb