TIRANE– Ish- kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një status në ‘Facebook ku thotë se i ka shkruar një oficer policie. Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, i kërkuari për sulmin ndaj policisë në Elbasan, Suel Çela është larguar nga Shqipëria përmes Rinasit në datë 18.

Suel Cela dyshohet si personi që drejtonte makinën e blinduar, me të cilën u sulmua policia në datë 18 shtator të këtij viti në Elbasan. Ai është shpallur në kërkim pas ngjarjes.

Statusi i Berishës:
Çunat e krimit kane dërguar jashte vendit vrasesin Suel Çela!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb
“Pershendetje doktor jam oficer policie,nje punonjese aeroportit me informon se Suel Çela ka ikur i percjelle nga policia qe ne date 18 nga Rinasi
Prokuroria ka ardhur per te marre filmimet e kamerave. Gje qe nuk i ka pelqyet policise. Nuk e di nese eshte i rregjistruar ne TIMS”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb