Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se kryeministri Edi Rama nxjerr në mënyrë të njëanshme VKM që prish dhe u merr pronat mediave, me qëllim që t’i ketë nën kontroll.

Komentet Korreshi i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se Rama kërkon të kapë çdo segment të shtetit, me anë të presioneve, kërcënimeve dhe joshjeve.

Ai shtoi se shqiptarët po e ndiejnë se vendi po shkon drejt një neodiktature, pasi e shikojnë presionin që qeveria po ushtron përditë e më shumë mbi ta.

“Unë mendoj se Rama është i implikuar drejtpërdrejtë me ta dhe nuk ka pasur dëshirë për t’i zëvendësuar. Fakti që ai i kandidon sërish këta kandidatë, ku disa prej tyre janë nën hetim, e bën më fajtorë kryeministrin. Ndaj medias përsëri dje kryeministri foli në një kanal televiziv, edhe thoshte jo po kshtu, jo po ai ndërton pa leje dhe tregoi se ai nuk kthehet mbrapa nga kjo. Në mënyrë të njëanshme nxjerrë VKM që prish dhe ju merr pronat televizioneve.

Ne duhet të bashkohemi për ta shporrur këtë regjim. Kërkon të kapë të gjitha llojet e segmenteve. Është komplet out. Shqiptarët ose janë të tredhur nga mendja, ose nga ndonjë gjë tjetër. Presionet që ai bën mbi ta, ka bërë që njerëzit të ndiejnë një neodiktaturë. Mirë që ka disa media që e kundërshtojnë, por duket se e kanë bezdisur aq shumë sa kërkon t’i heshtë. Këtu nuk ka më shtet, ka rënë shteti. Si ka mundësi që dy njerëz largohen nga Tirana në Vlorë dhe nuk kapen.

Nuk doli një postobllok policie? Policia është drejtpërdrejt e përfshirë. Policia e ka mendjen për t’i marrë gjoba atyre që mbajnë armë dhe bëjnë trafiqe. I lënë të bredhin kundrejt 500 apo 1 mijë eurosh. Si ka mundësi që shefat e komisariateve bredhin me makina të shtrenjta. Lufta ndaj medias dhe biznesit është më tragjike. Biznesi po nuk pati ortak te PS nuk mund të ekzistojë”, u shpreh Korreshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb