Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me sulmin e paligjshëm e ndërmarrë sot nga institucionet ndaj “Prestige Resort”.

Të ftuarit kanë analizuar sjelljen e kryeministrit Rama. gazetari Arjan Çani e ka cilësuar sjelljen e Ramës si një provë force, duke shtuar se ai kërkon të tregojë se nëse i del kundër mund të të shkelë me këmbë.

Ndërkohë analisti Fatos Lubonja, u shpreh se narcizizmi zakonisht i ka rrënjët në fëmijëri, duke shpjeguar kështu edhe faktin që kryeministri nuk pranon asnjë kritike pasi kjo i evidenton traumat në vitet e hershme të jetës.

Lubonja ka bërë edhe një paralelizëm mes sjelljes së Ramës dhe asaj të ish presidentit amerikan Donald Trump.

ArjanÇani: Kjo që po bën Rama është provë force.

Petrit Vasili: Provë forcë dhe dëm publik të jashtëzakonshme është porti i Durrësit, kjo është provë dobësia

Çani:Ai do të tregojë që unë jam i plotfuqishëm dhe bëj ç’të dua dhe nëse më del kundër të shkel me këmbë. Është multifaktoriale them unë.

Vasili: Ky është regjim i përkohshëm pushteti jo i përjetshëm. Ekzistojnë hesape me të cilat nuk likujdohesh kurrë. të qetë janë vetëm ata që nuk futen në batakët e Ramës dhe qeverisin drejt. Rama nuk mund të jetë kurrë i qetë.

Fatos Lubonja: Provë force e dobësia janë të lidhura. Narcizizmi është dashuria e pafund për veten. Ata që e kanë studiuar, dihet që kanë probleme që në fëmijëri dhe ndaj për ti mbuluar krijojnë një UN glorioz. Ndihen njerëz të vegjël e me këtë unin glorioz mbrohen. Shpërthimi glorioz fsheh një dobësi dhe impotencë thellë në traumën e hershme.

Një nga gjërat që Trump ka të njëjtë me Ramën është që nuk pranon kritikat e të bën kritik, se i prek unin glorioz dhe i sheh plagën që ka thellë. Paaftësia e tij për të dialoguar me veten, duke u mbrojtur, prishet me çdo njeri që nuk e lajkaton, i largon. Këtë e kishte Trump dhe ja nxorën psikoanalistë amerikanë që nuk ishin marrë kurrë me pjesën personale të një presidenti. Edhe ai nxirrte jashtë gazetarët.

Çani: Rreziku këtu është se shumë e kanë gjetur veten tek ky personazh. Problemi është kur ky personazh bëhet kryeministër. Mund të jetë shefi i punëtorëve të ndërtimit, i shtyp me këmbë. Është fenomen kulturor por kur mbërrin lart si Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb