Deputeti Edi Paloka në emisionin “Kjo Javë” në “News24” foli për sulmin ndaj “Prestige Resort”.

Gjatë bisedës në studio, Paloka tha se ishte një sulm i hapur ndaj medias së lirë dhe se kryeministri Rama tregoi arrogancën e tij dhe se kishte për qëllim të jepte mesazhin që kush nuk ndjek rrugën e tij do të goditet.

“Krimi i rrugës godet mediat dhe kryeministri është një kryebandit. Vetë ai vendos tritol. Çfarë mund të presim më shumë? Ajo që ndodhi me “News24” është shprehje e qartë e arrogancës. Rama e bën direkt sulmin, që të jetë e qartë për këdo dhe thotë; po të godas, duhet të ndjekësh rrugën time. Është edhe një inkurajim që ju jepet bandave dhe krimit. Çfarë mund të presësh më shumë?”, tha më tej Paloka.

Pyetje: Pika më e fortë në këtë fushatë deri në 14 maj?

Paloka: Shpresa për ndryshim e qytetarëve është pika më e fortë. Ju ka ardhur aty ku nuk mban më. Shpresën për ta ndryshuar këtë situatë kemi armën tonë më të fortë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb