Deputetja e PD dhe Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi, ka reaguar pas konfiskimit të paligjshëm të godinave të “Prestige Resort”.

Sipas saj ndërhyrja është bërë në bazë të një VKM që opozita e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Në kushtet kur secila palë ka pretendime të ndryshme, në cilësinë e Nënkryetares së Komisionit të Ligjeve kam kontaktuar me Avokatin e Popullit për të bërë një auditim nëse janë zbatuar ligjet përkatëse”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë:

Po shoh me shqetësim zhvillimet se si institucionet shtetërore janë vërsulur në një biznes privat. Ndërhyrja është bërë në bazë të një VKM që ne si opozitë e kemi ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Në kushtet kur secila palë ka pretendime të ndryshme, në cilësinë e Nënkryetares së Komisionit të Ligjeve kam kontaktuar me Avokatin e Popullit për të bërë një auditim nëse janë zbatuar ligjet përkatëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb