Deputeti i PD Belind Këlliçi, i cili njëkohësisht është edhe kandidati i opozitës për kryebashkiakun e Tiranës, ka reaguar në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Ai u shpreh se të gjitha faktet që P disponon të çojnë në vetëm një emër dhe ai është kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Këlliçi tha se qëllimi i sulmit ishte për të nxitur dhunën dhe një reagim agresiv në protestën paqësore të opozitës ditën e djeshme, provokim ndaj të cilit sipas tij, opozita nuk ra pre.

Postimi i plotë:

Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!

Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.

Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.

Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb