Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me sulmin ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi. Ky i fundit njihet edhe si një prej avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e tij me drejtësinë lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetë viktimizimin politik të një të korruptuari madhor”, shprehet Balla.

Ministri i Brendshëm thekson se Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe se ka komunikuar me mjekët e kolegët e Sokol Mëngjesit.

Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!”, shprehet Balla.

Më herët ishte PD e Rithemelimit që akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb