Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka kërkuar që të rritet siguria në ambasadat e Ukrainës në mbarë botën pas sulmit me zarfin bombë në ambasadën e tyre në Madrid.

Gjatë sulmit u plagos një punëtore e ambasadës e cila hapi zarfin e dërguar në ambientet e ambasadës në kryeqytetin spanjoll.

Oleg Nikolenko, një përfaqësues i ministrisë së jashtme të Ukrainës shkroi në Twitter se ministri Dmytro Kuleba ka udhëzuar autoritetet për të forcuar sigurinë e të gjitha ambasadave të Ukrainës në çdo vend në botë, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve spanjolle që të hetojnë mbi sulmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb