SHBA

SHBA ka dëbuar 21 ushtarë nga Arabia Saudite pas sulmit më 6 dhjetor në bazën ushtarake ‘Naval Air Station’ të Floridas ku mbetën të vdekur tre persona dhe tetë të plagosur.
Akti u krye nga një lejtnant 21- vjeçar por dëbimi i 21 ushtarëve nuk ka të bëjë me vrasjet.

Këtyre ushtarëve u janë gjetur materiale xhihadiste dhe imazhe të pahijshme të fëmijëve të tyre në telefon, siç bën me dije Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Bar.
Mediat amerikane thonë se Bar e ka cilësuar sulmin në bazën ushtarake në Florida ishte një akt terrorist.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb