Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë Marcin Przydacz është shprehur se sulmi me  raketa ruse në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polka , i ndodhur ditën e djeshme , është një përpjekje për të ‘kërcënuar’ NATO-n.

Nga sulmi në bazën ushtarake të Ukrainës, rreth 20 km larg nga kufiri me Poloninë, humbën jetën të paktën 35 persona.

Në një intervistë për mediat e huaja, Przydacz tha se kjo lëvizje e Rusisë ishte një provokim i rëndë.

“Ata me siguri e dinin se kjo bazë ushtarake ishte e vendosur pranë kufirit polak. Ata e dinin çfarë po godisnin, pra donin të dërgonin në mesazh duke kërcënuar NATO-n”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: