Ushtarët ukrainas të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal thonë se gjatë natës pati granatime të forta dhe për njëfarë kohe humbën kontaktin me spitalin fushor në kompleksin në Mariupol.

Zëvendës komandanti i Regjimentit të Azov, kapiteni Svyatoslav Palamar, tha se bombardimi kishte vazhduar gjatë gjithë natës dhe kishte përfshirë avionë rusë.

“Ka të plagosur, shumë janë të plagosur rëndë,” tha ai, duke shtuar se ata kishin nevojë për evakuim të menjëhershëm, raporton CNN.
Kateryna Polishchuk, një nga ushtarët e bllokuar në fabrikën e çelikut, ka lëshuar një mesazh sfidues përmes Facebook se mbrojtësit e uzinës do të luftojnë deri në fund.

Një ish-studente e muzikës, mjekja luftarake 21-vjeçare u pa javën e kaluar duke udhëhequr ushtarët në këndimin e himnit të betejës së ushtrisë. Që atëherë ajo është bërë e njohur në rrjetet sociale si “Zogu”.

“Azovstal po mban kundër rusëve. Ndërsa ata janë këtu, ne po luftojmë deri në fund,” tha ajo.
Videoja u ngarkua në faqen e Facebook-ut të një ushtari tjetër në Azovstal, teksa qendra e fundit e rezistencës në qytetin jugor vazhdon të durojë granatime të rënda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb