SHBA-Pas sulmit në qytetin Nice ku deri tani kanë humbur jetën 76 persona ka reaguar presidenti i Shteteve të Bashkuara. Obama ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa dënoi sulmin për të cilin tha se duket të jetë një sulm terrorist.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre që kanë vdekur dhe urojmë një shërim sa më të shpejtë të plagosurve”- tha Obama.
Presidenti Barack Obama publikoi një deklaratë me shkrim të enjten mbrëma, në të cilën dënonte “atë që me sa duket është një sulm i neveritshëm terrorist,” siç shprehej ai. “Në këtë Ditë të Bastijës, – shkruante Presidenti Obama, – ne kujtojmë forcën e jashtëzakonshme dhe vlerat demokratike që e kanë bërë Francën një frymëzim për të gjithë botën.
” Presidenti tha se kishte udhëzuar zyrtarët amerikanë për t’u ofruar autoriteteve franceze të gjithë ndihmën e mundshme.
Edhe dy kandidatët e pritshëm presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump e dënuan sulmin në komentet që bënë me telefon për rrjetet amerikane të lajmeve. Zoti Trump e shtyu shpalljen e kandidatit për nënpresident që kishte planifikuar për të premten.
(d.d/BalkanWeb)