Një 18-vjeçar është arrestuar në zonën e Dover në jug të Anglisë në lidhje me atentatin në metronë e Londrës, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në një vagon dhe shkaktoi dhjetëra të plagosur.

Këtë gjë e bën të ditur Sky News. Nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me të riun e arrestuar apo rolin e tij.

Dje kryeministrja britanike Theresa May njoftoi se kishte ngritur alarmin kombëtar nga “të rëndë” në “kritik”, d.m.th niveli në të cilin sulmet e reja të mundshme konsiderohen të pashmangshme.

Po kështu May deklaroi nxjerrjen e ushtrisë në rrugë, në ndihmë të policisë sidomos në zonat delikate.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: