TUNIZI- Një shtetase franceze, e cila mbeti e plagosur në sulmin terrorist në muzeun ‘Bardo’ të Tunizisë ka ndërruar jetë.

Me vdekjen e francezes Huguette Dupeu e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit numri i viktimave arrin në 22, shumica shtetas të huaj të cilët ishin turistë.

Gjatë një deklarate, presidenti francez Francois Hollande shprehu trishtim të thellë për vdekjen.

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet një marshim kundër terrorizmit jashtë muzeut ‘Bardo’ ku pritet të marrin pjesë edhe personalitete botërore.

Sulmi me armë nga terroristët e ISIS ndodhi në 18 mars, 2 nga militantët u vranë nga policia.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb