Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar sulmin që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Nice.

“Franca ka qenë sërish pre e një sulmi terrorist”, ka thënë Macron nga Nice ku humbën jetën tre qytetarë – madje njërit i është prerë koka.

Macron theksoi se në Francë janë rritur masat e kontrollit sa i përket sigurisë nëpër shkolla, duke pranuar se do të mobilizohen ushtarë shtesë.

Sipas tij ushtria do të mbrojë në qytetet më të mëdha të Francës, shkollat dhe objektet fetare. Deri më sot ishin 3 mijë ushtarë që bënin këtë punë, ndërsa së shpejti pritet të jenë 7 mijë.

“Franca është sulmuar për shkak të vlerave tona, e ne nuk do të heqim dorë nga këto vlera”, ka shtuar presidenti francez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb