PARIS

Një i dyshuar për sulm terrori u arrestua të premten pasi një sulm me thikë ndodhi pranë ish-zyrës së revistës satirike Charlie Hebdo, tha një burim policie.

Media franceze BFM TV dhe Le Figaro thanë më herët i dyshuari u prangos në shkallët e shtëpisë së operës Paris Bastille.

Policia iu ka bërë thirrje njerëzve që të rrinë sa më larg zyrave të “Charlie Hebdo”.

Së fundmi një tjetër kërcënim është bërë nga Al Kaeda ndaj gazetës “Charlie Hebdo”, pasi kjo e fundit vendosi të ripublikojë karikaturat e profetit Muhamed.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb