Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të bisedohet në samitin e G20, pas raportimeve se raketa apo granata kanë rënë në Poloni, është njoftuar nga Pallati Elysee, raporton CNN.

“Presidenti ka kontaktuar lidershipin polak dhe po informohet për situatën në zhvillim”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës së Francës.

Ndërkohë burime të Mbrojtjes së Francës kanë thënë për CNN, se Franca është shumë e kujdesshme dhe se nuk do të komentojë derisa të analizohen gjitha situatat.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë të martën po ashtu se Italia është duke e përcjell me kujdes zhvillimin në Poloni, ndërsa ka shprehu ngushëllime për viktimat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb