Sulmi në ‘Prestige’ mbërrin në dyert e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Deputetet e opozitës Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku e kanë ngritur çështjen në Komitetin e Asociim Stabilizimit që është mbledhur sot.

Ata do të kërkojnë që kjo çështje të bëhet pjesë e rezolutës ku të dënohet presioni i qeverisë ndaj një prej grupeve mediatike më të mëdha në Shqipëri.

Prej mëngjesit të sotëm, forcat e policisë, IKMT, forcat xheniere dhe OSHEE kanë ndërhyrë paligjshmërisht në resort dhe kanë nxjerrë me forcë pushuesit dhe punonjësit.

Prestige 1
Prestige 1

Ndërkohë që ka nisur shembja e restorantit dhe ballkonit të përparmë, zyrtarët refuzojnë të paraqesin dokumente apo vendime gjykate.
Ky është sulmi i dytë ndaj Prestige Resort, pas atij të gushtit, ku sërish pati shembje të objekteve që i shkaktuan një dëm të madh biznesit dhe turizmit në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb