Ish-zëvendës Kryeministrja, Ledina Mandija, e ftuar në “Open” në News24 ka deklaruar se me veprime të tilla si shembja e “Prestige Resort”, kryeministri Rama po largon investitorët e huaj dhe vendas që kanë frikë të vijnë në Shqipëri e të investojnë paratë e tyre.

Mandija u shpreh se gjykatat nuk munden të kontrollojnë veprimet e qeverisë, ndërsa shtoi se janë pikërisht këto gjykata që më pas vendosin edhe për dëmshpërblimet.

“Kemi të bëjmë me rënie të shtetit të së drejtës, gjykatat nuk arrijnë të mbrojnë qytetarët e të kontrollojë veprimet e qeverisë. Rama nuk ka frikë, bën VKM që tejkalojnë ligjet dhe ligje që tejkalojnë Kushtetutën.

Veprimet e shkatërrimit dhe administrative që bëjnë Dallëndyshet në qeverinë Rama janë normale. Çështja këtu është gjykata. Ky rast tregon që qytetarët janë të pambrojtur e çdo inspektoriat i merr lejen, dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Dhe pastaj janë po këto gjykata që kontrollojnë dëmshpërblimet.

Ndaj investitorët  e huaj kanë frikë të vijnë këtu. Nëse Hysenbelliu do të ishte i huaj do mbrohej nga Konventat ndërkombëtare dhe marrëveshje bilaterale, edhe pse Rama ka treguar se edhe me ta nuk e ka problem të bëjë beteja të tilla. Ky është rrezik i madh që stopon individët të vijnë në Shqipëri. Qeveri do të thotë të japë një leje zhvillimore që shkon tej një aplikanti të thjeshtë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb