Analisti Genc Burimi në një lidhje “live” ka folur për News24 në lidhje me sulmin e paligjshëm te “Presige Resort” dhe heshtjen e ish-kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi ngjarjen.

Burimi u shpreh se Basha është njeri i kapur dhe s’mund të pritet asnjë lloj prononcimi prej tij.

“Heshtja e tij cinike, kur para pak vitesh vjehrrit të tij në Vlorë iu shkatërrua një objekt dhe çështja shkoi në Strasburg ku fituan dëmshpërblim. Të fliste që të rikujtonte këtë fakt dhe parimet e shtetit të së drejtës.

Nuk e bëri sepse është i pleksur në afera komerciale si në Portin e Durrësit, si në dosjen e Fazlliçit. Njeri i kapur, nuk mund të presim pre tij asnjë lloj reagimi”, tha Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb