Regjisori Edmond Budina në emisionin “Kjo Javë” në News24 e ka quajtur skandaloz ndërhyrjen e paligjshme në ‘Prestige Resort’. Budina nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama , duke thënë se ka bërë një ndërhyrje mafioze.

“Është një ndërhyrje tipike mafioze. Është skandaloze, kemi një kryeministër të papërgjegjshëm. Vepron pa arsye fare. Është një ndërhyrje nga më brutalet, këtë gjë e kemi provuar me Teatrin Kombëtar duke shkelur të gjitha ligjet. Ne e kemi thënë se do t’u vijë në shtëpitë tuaja, por ata nuk e mendonin, por kur shkoi edhe tek 5 Maji edhe tani tregon se jemi në një rrezik të jashtëzakonshëm. Vendi ka ligje, por ky është skandal. Çështja e parë është respektimi i ligjit, nuk bëhet fjalë vetëm për sipërmarrësin, por për dinjitetin e një shteti e një kombi të tërë. Sepse këtu vijnë të shkatërrojnë pronën tënde, nuk e di se në cilin vend demokratik ndodh kjo.  Qytetarët duhet të ngrenë zërin, ‘je dakord me mua të shpërblej në mënyrën më të paligjshme, nuk je dakord me mua, unë të shkatërroj’, kështu veprojnë këto. Qeveria sot vepron me 100 standarde, me shtetin dhe me ligjin bën atë çfarë i intereson”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: