Grupi ekstremist i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në rajonin rus të Ingushetisë në Kaukazin Verior. Gjatë sulmit ishte vrarë një officer i policisë.
Më 31 dhjetor, dy të rinjë e shkelën me veturë një polic dhe më pas sulmuan me thikë një polic tjetër. Autoritetet rajonale thanë se njëri nga policët humbi jetën, ndërkaq tjetri u plagos. Njëri nga sulmuesit, Mikail Miziyes, 18 vjeç, u vra ndërkaq sulmuesi tjetër, Akhmed Imagozhev, u plagos dhe tani gjendet në një qendër spitalore, shkruan Rel.
Sipas grupit të inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të IS-it, grupi ekstremist e mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate të lëshuar më 1 dhjetor. Udhëheqësi i Ingushetisë, Makhmud Ali Kalimatov ka kritikuar publikisht autoritetet e sigurisë për “masa të dobëta sigurie” gjatë festës së Vitit të Ri.
Sulmet ndaj policisë dhe autoriteteve kanë vazhduar për vite me rradhë në rajonin e paqëndrueshëm të Kaukazit të Veriut pasi Rusia dëboi një qeveri separatiste në një nga provincat e rajonit, Çeçeni.