Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virginia Beach, ku një person vrau 12 të tjerë në Virginia Beach. Mediat botërore bëjnë me dije se agresori që vrau 12 vetë ishte një inxhinier i pakënaqur.

Bëhet me dije se të gjithë viktimat ishin punonjës në qytet, përveç njërit. Agresori i quajtur DeWayne Craddock kishte punuar për departamentin e shërbimeve publike të qytetit për rreth 15 vjet, tha shefi i policisë së Virginia Beach, James Cervera në një konferencë për mediat. Policia informoi se agresori ka përdorur një pistoletë për të kryer vrasjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I dyshuari u vra pas një beteje me armë zjarri me policinë. Policia deklaroi se 40-vjeçari që kreu vrasjen nuk kishte të dhëna të rënda penale.

Ai gjuajti me armë ndaj kolegëve pa dallim dhe menjëherë. Dyshohet se burri kishte pakënaqësi ndaj kolegëve dhe kjo mund të jetë arsyeja e tragjedisë që shkaktoi 12 të vdekur.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb