SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka biseduar në telefon me homologun rus, Vladimir Putin, ku i ka ofruar mbështetjen e plotë të SHBA-së, pas shpërthimit vdekjeprurës në metronë në Shën Petersburg, ku u vranë 11 persona dhe u plagosën 51 të tjerë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të hënën në mbrëmje se Trump i ka premtuar Putinit “mbështetje të plotë të qeverisë amerikane, në përgjigje për sulmin, në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.

“Trump dhe presidenti Putin janë pajtuar se terrorizmi duhet të mposhtet shpejt dhe me vendosmëri të plotë”, ka thënë në një deklaratë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov ka thënë se Trump “ka shprehur ngushëllime” për familjarët e të prekurve nga ky shpërthim.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por mediat ruse janë duke raportuar se autoritet po dyshojnë se ky ishte sulm terrorist.

Policia ka publikuar edhe foton e një 22-vjecari nga Kazakistani i cili dyshohet se kreu sulmin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: