Enver Hoxhaj, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, PDK dhe eksperti për çështjet e sigurisë Adrian Shtuni janë bërë pjesë e një debati në studion e emisionit “Open” në News24.
Shtuni u ndal te normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se dialogu nuk u ‘vra’ nga Vuçiç, ndërsa shtoi s presidenti serb nuk kontrollon gjithçka. Në lidhje me sulmin e së dielës, eksperti i sigurisë u shpreh se nuk kemi prova nëse ka qenë një atentat i Beogradit.
Mirëpo u kundërshtua nga Hoxhaj i cili u shpreh se qasja e Shtunit është e gabuar, teksa argumentoi se për sulmin e së dielës u përdor infrastruktura e shtetit.
Pjesë nga debati:
Shtuni: Nuk mendoj se është vrarë dialogu. Ka shumë probleme qe nuk gjeneron nga një objektiv. Ka pasur një ngërç të vazhdueshëm që ka sjellë deri në këtë pikë që fajtorët janë ekstremistët e dhunshëm, por nuk ishte… unë pashe imazhet nga përkujtimoret sot. Pashë që ishin mijëra vetë që kishin shkruar me qiri. Diçka ka shkruar keq në integrimin e Veriut në shoqërinë e Kosovës. Nuk është fakti vetëm Vuçiç. Ky ishte një akt më tepër se terrorist. Duhet të bëjmë analiza objektive për të kuptuar nëse ishin lokalët e përfshirë apo Beogradi. Mos mendoni se Vuçiç kontrollon gjithçka. Dihet rreziku që vjen nga Rusia, por duhet të kemi parasysh që popullsia serbe në Veri po vepron në bazë të qasjeve të tyre.
Hoxhaj: Mendoj se Ardian Shtuni e ka qasjen e gabuar për dy arsye. Ky grup që hyri në Kosovë është grup që ishte me uniformë ushtarake, autoblind, dy makina janë regjistruar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, 20 automjete ishin nën përgjegjësinë e tij. Nuk mund të jetë agresion i një grupi ekstremist. Juve në Shqipëri ju mungon një linjë linerare. E shoh si të pasaktë si analizë.
Shtuni: kam respekt për zotin Hoxha, ndoshta nuk u kuptua ajo që po thoja, se jo vetëm që është terrorizëm, por mund të jetë dhe më shumë. Një pjesë është lokale, janë emra, i dimë se kush janë. Këta mund të jenë të ndërlidhur me struktura brenda, dhe jashtë. Ndaj duhet të bëhet hetim më i qartë. Këta nuk ishin amatorë, sulmi ishte i planifikuar. Këta hyjnë në termin e terrorizmin. Por ka dhe elemente të tjerë, përtej një sulmi terrorist që e bëjnë më të rëndë atë që ndodhi. Por jo çdo gjë lidhet me Vuçiçin, pasi është dhe Vulin. Nuk kemi mjaftueshëm informacion për të mësuar se çfarë ishte. Por këtu po synohet për të krijuar përshkallëzim