Ish-Ambasadori dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, i ftuar në studionin e emisionit “Open” në News24, foli për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, teksa u ndal te sulmi i së dielës në Veri.

Nesho u shpreh se e gjithë ngjarja është një skenar i paraprirë dhe i bashkërenduar i Serbisë me Rusinë dhe këtë e vërteton edhe deklarata e ministrisë së jashtme ruse. Ne lidhje me presidentin e Serbisë, ish-ambasadori tha se Aleksandër Vuçiç është i përkëdheluri i Perëndimit.

Sakaq ai u ndal te marrëdhënia e Vuçiç me kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit është përdorur nga presidenti serb.

“Është një skenar i paraprirë mirë dhe i bashkërenduar me Rusinë. Kjo sepse ministri i jashtëm rus insistoi se me Serbinë s’ka dashuri si komunitete sllave, por interesa. Këtë e provoi edhe Putini ku donte të hiqte paralele mes Kremlinit dhe Krimesë. Krijuan një skenar me në krye Rusinë.

Vuçiç e filloi me një marrëveshje për tu mos u quajtur ministri i Millosheviç. U lidh me Ramën, këtu shohim naivitetin e një njeriu që sapo kishte ardhur në pushtet. U përdor fatkeqësisht, së dyti, pastroi terrenin e Kosovës duke arrestuar heronjtë e UCK-së, kërkoi që të krijonte një destabilitet dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Vuçiçi ishte i përkëdheluri i Perëndimit, edhe i Gjermanisë. Ky ishte vazhdimi i një skenari. Pas vitit 2016 Serbia dhe Rusia insistuan të krijonin konfliktin e ngrirë në veri të Kosovës. Dobësia e Perëndimit për t’i dhënë diçka ndaj një vendi që me të drejtë kishte fituar për të qenë e pavarur, për më tepër që ishte rasti i vetëm i suksesit. Krijimi konfliktit të ngrirë ishte artificiale dhe strategji ruse”, tha Nesho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb