Është edhe një fëmijë tre vjeç, Mucad Ibrahim mes 49 viktimave të sulmit të djeshëm në xhamitë e Christchurch në Zelandën e Re. Vogëlushi, viktima më e re e sulmit vdiq në krahët e babait të tij, i cili arriti t’i mbijetonte masakrës duke u hequr si i vdekur.

Bashkë me ta në xhaminë Al Noor ishte edhe vëllai më i madh, Abdi, që gjithashtu mbijetoi.

Ndërkohë autoritetet e Zelandës së Re kanë identifikuar edhe dy prej 49 viktimave të masakrës në dy xhami. Bëhet fjalë për Haji Daoud Nabi, afgan, i ardhur në Zelandën e Re me dy fëmijët e tij në vitin 1977 dhe Khaled Mustafa, refugjat sirian që kishte mbërritur me familjen vetëm pak muaj më parë. Nga të plagosurit, 7 kanë dalë nga spitali, ndërsa 39 janë ende të shtruar dhe 11 ndodhen në terapi intensive.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb