Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka postuar sërish në Telegram për sulmin në Zaporizhzhia.

Teksa ndan fotot dhe videon e vendit të ngjarjes, ai shkruan: “Bota duhet ta shohë të vërtetën”.

“Një sulm me raketa ndaj popullatës civile të Zaporizhzhisë shkatërroi shtëpi banimi dhe private, ku njerëzit flinin natën, thjesht jetonin, nuk sulmuan askënd”.

“Ukraina nuk e ka dashur kurrë këtë luftë. Ukraina nuk bëri asgjë për ta provokuar atë. Kemi të bëjmë me një shtet që nuk dëshiron paqe. Me një shtet terrorist”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb