Michael Roth, Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, ka dënuar ashpër sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e cilësuar atë një akt terrorist.

Përmes një mesazhi në platformën X, Roth theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte tipike për terrorizmin në stilin rus.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Europës. Sulmet duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia është pas këtij sulmi, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë,” deklaroi ai.

Sulmi ndaj kanalit, i cili furnizon dy centrale energjetike me qymyr në Kosovë, ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë energjetike dhe të furnizimit me ujë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb