Një sulm me raketë në një bazë ushtarake pranë Lviv ka vrarë 20 persona, raporton The Guardian.

Luke Harding i Guardian, i cili ndodhet në Yavoriv ku është baza, tha se numri i raportuar i vdekjeve tejkalon atë të shpallur nga guvernatori i rajonit Lviv herët në mëngjes të dielën. Maksym Kozytskyy tha se nëntë persona ishin vrarë në sulmet ajrore në bazën ushtarake të Qendrës Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë me 57 të plagosur.

Dy shpërthime të mëdha u panë të dielën në bazën në Yavoriv, ​​një qytet garnizoni vetëm 12 km nga kufiri polak. Sulmi me raketa ndodhi në orën 05:45.

“Xhamat më dridheshin. E gjithë shtëpia dridhej. Ishte errësirë. Qielli u ndriçua nga dy shpërthime”, tha Stepan Chuma, 27 vjeç, një punonjës i urgjencës, i cili nxitoi në vendngjarje me kolegët e tij.

Ai tha se 20 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas Reuters, nëntëmbëdhjetë ambulanca me sirena u panë duke lëvizur nga drejtimi i bazës, tha një dëshmitar.

Shtatë autoambulanca të tjera janë parë duke lëvizur drejt objektit. Sipas Reuters, më herët të dielën Kozytskyy tha se Rusia gjuajti 30 raketa në kompleks.

Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në objekt, por ishte e paqartë nëse ndonjë ishte i pranishëm kur ndodhi sulmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb