Dy persona janë arrestuar nga sulmi terrorist që ndodhi në Vjenë. Në këtë sulm që ndodhi në fillim të nëntorit mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dhe 22 të tjerë.

Sipas gazetës “Krone”, një nga të arrestuarit është një austriak me origjinë afgane, gjurmët e të cilit u gjetën në armën e përdorur nga atentatori muajin e kaluar.

Mes të arrestuarve ishte dhe një 20-vjeçar me origjinë shqiptarë që ndërmori sulmin, të cilin autoritetet austriake e përshkruan si një terrorist islamik. Deri në këto momente janë arrestuar 15 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: