Një sulm me një kamion i kamufluar si bombë i cili shkaktoi 85 të vdekur është marrë përsipër nga filiali i Al- Kaeda-s në Somali, Al- Shaabab.

Sipas zëdhënësit të kësaj organizate terroriste, Sheikh Ali Mohamud Rageh, sulmi kishte për shënjestër turqit të cilët po transportoheshin nga trupat somaleze në  jashtë Mogadishu. Po ashtu Rageh shprehu ngushëllimet për familjet e qytetarëve të vdekur nga sulmi të cilët nuk ishin në shënjestrën e Al- Shaabab.

Sulmi ndodhi në 30 dhjetor të 2019 dhe prej asaj dite qeveria somaleze dhe Forcat e Shteteve të Bashkuara të Afrikës si kundërpërgjigje kanë sulmuar baza të Al- Shaabab.

Nga sulmi ngelën 140 të plagosur dhe 12 të humbur. Prej të plagosurve disa janë transportuar për mjekim më të specializuar në Turqi dhe disa në Katar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb