Një diplomat iranian është dënuar për një komplot për të bombarduar një tubim të madh francez të mbajtur nga një grup opozitar i mërgimit.

Assadollah Assadit, 49 vjeç, i cili punonte në ambasadën iraniane në Vjenë, iu dha një dënim me 20 vjet burg nga gjykata në Antuerp në Belgjikë, shkruan BBC.

Ishte hera e parë që një zyrtar iranian u përball me akuza të tilla në BE që nga revolucioni i vitit 1979. Edhe tre persona të tjerë u dënuan për çështjen. Ata u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët nga policia gjermane, franceze dhe belge, për dyshime për planifikim të sulmeve terrori.

  • foto galeri
  • foto galeri

Teherani këmbëngul se komploti është një trillim. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në tubimin e asaj kohe jashtë Parisit, përfshirë avokatin e Donald Trump Rudy Giuliani.

Vendimi vjen disa javë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden mori detyrën, me Iranin që shpreson se do të kthejë disa nga sanksionet e vendosura nga paraardhësi i tij.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb