Sudesh Amman, 20-vjeçari përgjegjës për sulmin në Streatham, në jug të Londrës, të dielën ka një histori jete të mbushur me precedentë penalë për raste që kanë lidhje me terroriste. Ai është dënuar në nëntor 2018 për gjashtë akuza për posedim të dokumenteve që përmbajnë informacione terroriste dhe përhapje të botimeve të terrorit.

Tre nga botimet që Amman pranoi se posedonte, mbanin fotografi me sulme me thika. Ai u burgos në Bailey Old, ku u dënua nga gjykata me 3 vjet e 6 muaj. Një person që e njihte deklaroi se kishte parë Ammanin duke qeshur në burg. Sudeesh Amman u lirua para kohe më datë 23 Janar 2020, pasi vuajti gjysmën e dënimit në paraburgim, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

I dyshuari si terrorit kishte pasur edhe një GPS, që të mos lëvizte, pasi ishte konsideruar person me rrezikshmëri të lartë. Ai duhet të dorëzonte pasaportën e tij tek autoritetet dhe me urdhër, të kishte akses të kufizuar në internet.

Arrestimi i parë

Aman u arrestua për herë të parë në veri të Londrës, në maj 2018 nga oficerë të armatosur me dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist, megjithëse ai nuk u akuzua përfundimisht se e ka bërë këtë gjë. Pas konsultimit me Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës, ai nuk u ngarkua me këtë akuzë.

Ndjekja e Amanit bëhej sepse ai posedonte materiale me përmbajtje terroriste dhe i shpërndante ato. Aman ishte i shkolluar, teksa kishte mbaruar gjimnazin, ndërsa shkollën e lartë e ndiqte në Londër. Ai u bë objekt për policinë, pasi shpërndante materiale pro terrorit.

Terroristi i dyshuar mbante fotografi të ISIS, posedonte materiale pro Kalifatit dhe postonte foto me thika e armë të tjera të rrezikshme. Aman kishte bërë thirrje edhe për sulm ndaj homoseksualëve, ku pas verifikimeve, u bë edhe arrestimi i tij. Një bloger holandez që kishte ndjekur rasti, ka deklaruar se xhihadisti i dyshuar Sudesh Amman duhj të ishte burgosur edhe për më tepër vjet, pasi lënia lirë e ka ndihmuar atë të bëjë të tilla veprimtari kriminale.

Amman kishte materiale në Whatsup, ku bëheshin thirrje për luftim me besnikëri ndaj ISIS-it. Edhe anëtarët e familjes së tij besohet se ishin mbështetës të xhihadit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb