Një tjetër sulm terrorist ka goditur Anglinë, kësaj radhe Londrën, gjë që mund ta rrezikojë ndeshjen Chelsea – Arsenal.

Një bombë e shpërthyer në një stacion të metros në kryeqytetin britanik ka shkaktuar të paktën 12 të plagosur.

Bëhet fjalë për një bombë artizanale, që jo vetëm ka shkaktuar panik, por dhe ka dëmtuar fizikisht shumë prej personave të plagosur.

Kjo ka bërë që në Angli të marrin në konsideratë dhe shtyrjen e derbit të Londrës të dielën pasdite ku Chelsea dhe Arsenali do të përballen mes tyre, shkruan tg.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se kjo ndeshje duhet të zhvillohet duke iu treguar të gjithëve se terrorizimi nuk do t’i frikësojë njerëzit që ta ndryshojnë jetën e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: