Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një sinagogë në Jerusalem, ku i dyshuari kryesor është një palestinez.
Nga sulmi më të shtëna humbën jetën 7 persona ndërsa tre të tjerë mbeten të plagosur.
Autoritete izraelite bëjnë me dije se midis persona të armatosur ishte dhe një 13-vjeçar. Ndërsa, në lidhje me të plagosurit, tha se janë duke marrë ndihmë mjekësorë , ku dy prej tyre, babë e bir janë në gjendje të rëndë për jetën.

Personi që sulmoi sinagogën dje, identifikohet nga mediat lokale si një palestinez, të cilin policia e përshkroi si “terrorist”.

Duke folur në skenën e sulmit, komisionari i policisë izraelite Kobi Shabtai e quajti atë “një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit”.

Në lidhje me përgjegjësinë e sulmit, askush nuk e ka marrë përsipër, megjithëse grupet militante palestineze e vlerësuan atë.

Ky sulm shënon rritjen e tensioneve akoma dhe më shumë midis Palestinës dhe Izraelit, të cilat kanë qenë në konflikt prej vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb