Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Vjenë, ku persona të armatosur sulmuan me armë qytetarë në rrugë, e për pasojë vdiqën 5 persona, Italia ka forcuar masat në kufi. Italia ka vendosur që e gjithë ushtria të hyjë në funksione në të gjithë kufijtë dhe tërë rajonin italian të Tirolit Jugor.

Mediat italiane raportojnë se trupat e ushtrisë janë të përfshirë në kontrolle, pas sulmit terrorist që ndodhi ën Vjenë dhe në Francë.

Ditën e sotme, ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që pritet shtrëngimi i masave në të gjithë Italiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb