Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini në një konferencë për media ka folur gjerësisht në lidhje me operacionin ushtarak që Turqia ka ndërmarrë në Siri.

Mogherini u shpreh se Turqia është aleat i BE-së, vend i NATO-s, por autoritetet turke duhet të kuptojnë se në këtë rast janë duke bërë gjënë e gabuar.

Federica Mogherini: Këshilli i BE do të ketë një takim gjatë kësaj jave, e sigurisht do të shikojmë edhe situatën në terren për të ndërmarrë veprime të tjera. Ne do të bëjmë gjithçka qështë e mundur që tia bëjmë të qartë Turqisë  se ne e konsideropjmë atë shtet alea, por për t’;i thënë se po bën gjënë e gabuar në këtë rast. Autoritetet turke duhet të marrin parasysh këshillin e partnerëve se të gjithë aleatët janë duke i kërkuar t’i japin fund konfliktit ushtarak. BE do të veprojë në unision për të mos pasur konflikt më të zgjeruar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb