Policia e Kosovës ka njoftuar se katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit të policisë thuhet se sulmi ndaj tyre ndodhi nga persona të panjohur dje rreth orës 16:40.

Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër personat e sulmuar kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit.

Sipas këtij raportimi, njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

“Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb