Ka ndodhur një sulm në ambasadën izraelite në kryeqytetin jordanez Amman, ku raportohet edhe për viktima. Mësohet se ambasada është mbyllur menjëherë por se autoritetet ende nuk kanë lëshuar detaje për këtë sulm, shkruan BBC.

Sipas mediave, thuhet se një jordanez është vrarë ndërsa një izraelit është plagosur rëndë.
Ambasada që është e mbrojtur nga një nivel i lartë sigurie, ndodhet në lagjen Rabiyeh, një pjesë e pasur e Amanit. Përgjegjësinë mbi sulmin nuk e ka marrë ende askush, ndërsa autoritetet e Izraelit nuk kanë pranuar të japin informacione rreth kësaj çështjeje.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb